Ish kryeministri Sali Berisha është i ftuari kësaj të hëne në emisionin e gazetares Ilva Tare, Tonight. Që në nisje të emisionit Berisha e ka nisur me deklarata të forta. Berisha deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga politika nëse në parlament vërtetohet se ka një deputet demokrat të implikuar me krimin. Ndërsa në lidhje me përjashtimin e tij nga parlamenti për herë të dytë brenda një muaji, ai tha se është një censurë e fjalës së lirë.


Më poshtë deklaratat e forta të Sali Berishës në Tonight.


Berisha: Jap dorheqjen nëse në parlament ka demokratë të lidhur me krimin



Berisha ripërsërit shprehjen që e përjashtoi nga parlamenti: Rama i ka thënë një ambasadori që kam vendosur për të qeverisur një kriminel sepse veriorët ashtu qeverisen.



Berisha: Rama thyen rregullat e Parlamentit dhe rri si bodyguard i imi.



Berisha: Qytetari dixhital më tregon se parcelat me kanabis në Kuç të Vlorës janë në pronësi të Koço Kokëdhimës.



Berisha: Shqipëria ka tani më shumë parcela me kanabis se në 25 vitet e shkuara.



Berisha: Jam pro legalizimit të mbjelljes së Kërpit por jo Kanabis Sativës



Berisha për pajisjen e përgjimit: Nga lëvizjet e kësaj pajisje lë të dyshohet se janë përgjuar edhe ambasadat e huaja



Berisha: Tahiri mban përgjimet që ka bërë Rama për Metën për ta mbajtur peng kreun e Parlamentin



Berisha tregon se kush e ka futur pajisjen e përgjimit në Shqipëri



Berisha: Një televizion në Shqipëri ka video të tjera të ngjashme me atë të Shukriut por në këtë rast në rang më të lartë.



Berisha pranon se kontrata me Hoktifin ka qenë me probleme



Berisha: Politikat e Ramës kanë larguar flamurmbajtësit e Investimeve në Shqipëri



Berisha: Rama me koncesionet në shëndetësi ka rritur borxhin me 7.3 miliard euro



Berisha: Olsi Rama dhe Edi Rama kanë përvetësuar mijëra metra katrorë në aferën e stadiumit



Berisha: Tenderi për stadiumin u fitua pa konkurs, tenderi i jashtëligjshëm



Berisha: Kulla e stadiumit do të mbajë emrin e babait të Edi Ramës



Berisha: Nuk kam marrë kurrë informacion nga SHISH por vetëm nga qytetari dixhital



Berisha: Ndërkombëtarët po tentojnjë të afrojnë palët, për këtë fola me Lu



Berisha: Ekzistojnë shancet që reforma të miratohet brenda afateve të caktuara nga ndërkombëtarët



Berisha: Votimi dixhital, kusht i opozitës për miratimin e reformës në drejtësi



Berisha: Ilir Meta është hilacak



Berisha kundër miratimit të ligjit për martesat gay



Berisha: Ndryshimi i kryetarit të Partisë Demokratike solli ndryshimin e gjeneratave



Berisha: PD duhet të bëjë koalicionin më të gjërë të mundshëm që të vijë në pushtet