sherriThuhet se policia ka monopolin e forcës, por në videon e mëposhtme, më shumë se forcë, bie në sy një mungesë profesionalizmi deri në amatorizëm nga ana e policisë shqiptare.

Video që mësohet se është bërë në qytetin e Patosit shfaq një polic i cili përpiqet të arrestojë një djalë, pasi është përleshur me të pasi debatit që rrodhi si pasojë e mungesës së patentës së djalit që drejtonte një motoçikletë.

Polici rrugor dhe ai i rendit nuk arrijnë që ta arrestojnë dot të riun që kundërshton autoritetin e policisë.