shullazi fotoGjykata e Krimeve të Rënda vendosi mëngjesin e të mërkurës masën e sigurisë për Emiljano Shullazin, duke e lënë atë në burg.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme.

Gjyqtar i dosjes së Shullazit është Idriz Mulkurti, ndërsa prokurorë të çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.

Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca gjyqësore ndaj Shullazit nisi rreth orës 08:40 minuta.