Screenshot_289Vazhdojnë të përsëriten rastet e dhunës nëpër gjimnaze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas ngjarjes së rëndë që polici tërhoqi zvarrë në klasë një nxënëse, rasti më i fundit ka ndodhur në Kaliforni, kur drejtori i një gjimnazi u rrëzua në tokë nga një nxënës i tij.

Ngjarja ndodhi kur drejtori ndërhyri për të ndarë një sherr mes studentëve në dhomën e ngrënies.

Mirëpo, njëri nga nxënësit e kapi drejtorin dhe e rrëzoi përtokë. Policia arrestoi më pas nxënësin dhe 3 të tjerë, dy 15-vjeçarë dhe një 13-vjeçar.