Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një video të postuar në Facebook, ku shihet përkrah mësueses mirditore që vuan nga kanceri, teksa ajo trajtohet me ilaçin, për të cilin u ankua se mungonte në një dëgjesë publike.


Lidhur me videon e kreut të qeverisë ka reaguar nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili e quan një Pazar-propagandë me jetën e qytetarëve.


Sot Edi Rama na uroi mirëmëngjesin e të shtunës me një shfaqje të shëmtuar, e denjë për pazarpropagandën e tij të neveritshme, shprehet Rama.


Për numrin 2 të LSI kjo është fabula e shëmtuar e propagandës qeveritare.


Për tu shëruar nga sëmundja, duhet ti thuash kryeministrit; për të ardhur ilaçi, duhet ti thuash kryeministrit; që ta marrësh ilaçin; duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta japin ilaçin në QSUT, duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta bëjnë ilaçin, duhet të shkosh me kryeministrin!, shkruan Rama.


Nënkryetari i LSI me rritim shprehet se mijëra e mijëra të sëmurë që nuk mund ta takojnë dot kryeministrin që të shkojnë me të në spital, le të kënaqen me pazarpropagandën e tij.


Sepse zoti është ai, shteti është ai, doktori është ai,jeta është ai, vdekja është ai! Dhe pastaj na flet për sistemin, për shëndetësinë falas!, thekson Rama.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)