Edi Rama vërtet ka humbur një kryebashkiak si Shukri Xhelili në Dibër, por ama ka fituar një orator special mitingjesh elektorale si deputeti Sadri Abazi. Fjalimi i tij në mitingun e mbylljes së fushatës u dallua mbi të tjerët, madje la në hije edhe atë të vetë Ramës, për nga ekspresiviteti, metaforat e goditura dhe pasioni i zjarrtë.
Diçka tjetër që ra në sy të ekspertëve të komunikimit, ishte gjestikulacioni i rrallë me të cilin deputeti Sadri Abazi, shoqëronte fjalimin e tij përpara dibranëve.
Një performancë origjinale, që ndoshta nesër edhe shumë deputetë të tjerë do të kërkojnë ta bëjnë të tyren.
Fjalimi i Sadri Abazit ishte një dëshmi se në Partinë Socialiste, talentet e fjalës dhe komunikimit lulëzojnë në çdo kohë dhe pavarësisht moshës.
Shikojeni videon:
Fjalimi i Sadri Abazit në mitingun e PS në Dibër by lapsi-al