Ambasada amerikane në Tiranë ka reagur sot në lidhje me videon-skandal në të cilën tregohej një bashkëbisedim midis Ilir Metës dhe Dritan Priftit.


Ambasada amerikane nënvizon se ka marrë një kërkesë nga Prokuroria për asistencë për zbulimin e origjinalitetit të videos.



Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar.



Sipas ambasadës amerikane, Prokuroria ka kërkuar ekspertë nga SHBA për verifikimin e origjinalitetit të videos së publikuar para pak ditësh nga emisioni ‘Fiks Fare’.