3-9Po shtohen maniakët seksualë në urbanët e kryeqytetit. Rasti i fundit vjen nga autobusi i Saukut. Një burrë rreth 50 vjeç ka nxjerrë organin gjenital në autobus dhe ka kryer veprime të turpshme me një vajzë që ndodhej pranë tij.

Në videon që ka mbërritur në redaksinë e Jetaoshqef.al, duket qartë veprimi i turpshëm i burrit që nuk është shqetësuar fare për njerëzit rreth tij dhe ka vazhduar të fërkohet tek këmbët e vajzës, e cila sapo e ka kuptuar se çfarë po ndodhte është larguar në një cep tjetër të autobusit.

"Përshëndetje Jetaoshqef! Shikojeni pak me vëmendje se çfarë po ndodh në autobusin e Saukut",- janë këto fjalët e personit që ka sjellë videon, edhe pse do ishte një ndërgjegjësim i madh dhe për shumë persona të tjerë që do hasen në situata të tilla, sikur ky djalë të kishte reaguar.

Nuk është hera e parë që publikojmë të tilla raste, të cilët po shtohen kohët e fundit. Ajo që të vjen më shumë keq nga këto akte të turpshme që ndodhin në urbane është fakti se institucionet përkatëse siç është policia nuk po i marrin seriozisht.

Situata të tilla ndodhin edhe jashtë shtetit, edhe andej janë të shumtë maniakët seksualë, por ka një ndryshim. Nëse veprimet e tij i shikojnë edhe njerëzit e tjerë, reagojnë të gjithë, madje dhe vetë "viktima" e këtij akti dhe policia bën të mundur identifikimin dhe kapjen e tij brenda disa orëve.

Ndërsa këtu nuk i marrin seriozisht edhe pse rastet e denoncimeve nga redaksia Jetaoshqef.al, por edhe nga mediat e tjera janë të shumta./JOQ/