Në Meksikë ndodh e pabesueshmja. Trofeu i Europa Leagues, që ishte në një tur promocional në këtë vend, sipas mediave meksikane është vjedhur gjatë transportimit me furgon në Guanajuato. Gjithsesi, pak kohë më vonë, autoritet meksikane kanë njoftuar se e kanë gjetur trofeun, që tashmë është në duar të sigurta.


Ky trofe, i dizenjuar në një laborator italian, është 65 centimetra i lartë, 33 centimetra i gjerë dhe me thellësi 23 centimetra. Peshon 15 kg dhe është i formuar me argjend dhe i vendosur në një peidestal mermeri.


Këtë vit finalja e Europa League do të zhvillohet në Lyon, më 16 maj. Një kopje e këtij trofeu i dorëzohet fituesit, ndërsa origjinalin e mban UEFA, sikurse ndodh edhe me Champions League-n.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)