Policia ka zbardhur dhe dokumentuar shtatë raste vjedhjesh kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara të ndodhura në banesa. Për këto vjedhje janë identifikuar edhe dy autorët: Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili u arrestua në flagrancë duke kryer një vjedhje në Durrës dhe G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim.


Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatur për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.


Vjedhjet e kryera:


13 000 euro dhe një kasafortë në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.


vjedhjen e disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën Reshit Çollaku.


vjedhjen e 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën Bogdanët.


vjedhjen e disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën Maliq Muço.


vjedhjen e 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e Barrikadave.


vjedhjen e 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën Fortuzi.


vjedhjen e 50 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ReshitÇollaku.






Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar Precious.Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Zbardhen dhe dokumentohen shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.Identifikohen dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.Komisariati i Policisë Nr.3 pas një pune të mirëorganizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit :- K. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.- G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedent penal në fushën e vjedhjes). Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .Nga puna hetiomore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme :- vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.- vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën Reshit Çollaku.- vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën Bogdanët.- vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën Maliq Muço.- vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e Barrikadave.- vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën Fortuzi.-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën Reshit Çollaku.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale Vjedhje e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal.


Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë am Mittwoch, 10. Oktober 2018



11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)