Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhje të naftës nga eskavatori i një firme ndërtimi, që merret me ndërtimin e rruhës Tiranë-Elbasan.


Në kuadër të operacionit të koduar Mulleti u arrestuan Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe  Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.


Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi, sqaron policia.


Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :


– Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa.


– Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa


– Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)


– 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)


Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar :


– 120 litra naftë e futur në 4 bidona.


Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter