Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhje të naftës nga eskavatori i një firme ndërtimi.


Në kuadër të operacionit të koduar Mulleti u arrestuan Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe  Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë Krujë.


Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1., duke vjedhur karburant në mjetin tip Eksavator, në pronësi të një firme ndërtimi.


Policia sekuestroi dy automjete, një pompë elektrike, 8 bidonë dhe 120 litra naftë.  Po verifikohet ndërkohë nëse këta persona janë edhe autorët e vjedhjes së ndodhur më 10 shtator në një kantier ndërtimi gjatë rrugës Tiranë-Elbasan.


13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)