Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person me akuzën e vjedhjes. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga A.M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dokumentuar me prova shkencore se ky shtetas dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:


Më datë 24.01.2018, rreth orës 17:50, në rrugën Sulejman Pasha, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë elektrike në pronësi të shtetasit L.J., 34 vjeç


Më datë 21.02.2018 , në rrugën Zela dyshohet se ka vjedhur veshje të ndryshme në një magazinë në pronësi të shtetasi D.T., 59 vjeç.


Më datë 07.01.2018 , në rrugën Bulevardi Zogu i Pare , dyshohet se ka vjedhur biçikletën, në pronësi të shtetasit R. Xh., 35 vjeç.


Më datë 16.01.2018 , në “Rrugën e Durrësit , dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. V., 22 vjeç.


Më datë 17.01.2018 , në rrugën Kont Urani , dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit F. C., 41 vjeç.


Më datë 16.02.2018 , në rrugën Bulevardi Zogu i Parë, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E.K., 66 vjeç


Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)