Durres - Tjetersimi i prones, ka bere qe Policia e Durresit, te nise hetimet ndaj nje ish-zyrtarit te Komisionit te Kthimit te Pronave, ne komunen e Ishmit. Burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thane se ish-zyrtari i larte vendor, Gege Ndoja, eshte proceduar penalisht pasi eshte gjetur pergjegjes nga seksioni i Antikrimit Ekonomik, per abuzim me trojet ne bregdet. Procedimin penal ndaj 61-vjecarit Gege Proja, lindur ne Durres e banues ne fshatin Bize, te komunes Ishem, Durres do te behet ne gjendje te lire, tha policia.
Sipas hetimeve te bera nga policia, eshte arritur ne perfundimin se gjashte vjet me pare, ne vitin 2002, gjate kohes kur kryente detyren e kryetarit te Komisionit te Ndarjes se Tokave ne fshatin Bize te komunes Ishem, me ane te falsifikimit te dokumenteve dhe duke shperdoruar detyren, ka tjetersuar nje siperfaqe toke ne pronesi te qytetarit Z. C., te cilen e ka kaluar ne favor te nje tjeter personi, me inicialet K. B., thane nje dite me pare burimet zyrtare te policise se qytetit bregdetar. Keto burime shtuan se, jane kryen veprimet e para hetimore dhe ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e "vjedhjes duke shperdoruar detyren" dhe "falsifikimit te dokumenteve". Pas kesaj, dosja me materialet e tjera, i ka kaluar per ndjekje Prokurorise se Durresit, e cila do te vazhdoje hetimet e metejshme per kete rast. Vetem pak dite me pare ne Durres, u vune ne pranga disa zyrtare te nje tjeter komune.