Një foshnjë 8-muajshe në Pediatri, e cila pati komplikacione të rënda nga fruthi.


Mësohet se foshnja ishte nga Lezha dhe se nuk kishte arritur të bënte vaksinën e fruthit, pasi kjo e fundit bëhet kur në moshën 1 vjeç.


Foshnja prej ditësh ka qenë në reanimacionin e Pediatrisë, ku është tentuar disa herë të intubohet, por për shkak të komplikacioneve kishte kaluar në pneumoni.


Përveç bronkopneumonisë edhe temperatura e lartë e shkaktuar nga fruthi sollën humbjen e jetës së bebes 8 muajshe këtë të hënë.


Numri i të prekurve nga virusi i fruthit në shërbimin e pediatrisë ka mbërritur 65, të gjithë të pa vaksinuar nga fruthi, dikush për shkak se nuk ka mbushur moshën e dikush ngaqë prindërit e tyre kanë refuzuar tu bëjnë vaksinën për shkak se e lidhin atë me autizmin.


Fruthi është sëmundje ngjitëse që shfaqet me temperaturë të lartë ekzema në fytyrë. Virusi i fruthit përhapet nëpërmjet kollitjes, teshtimës, dhe kur nuk është vdekjeprurës kurimi zgjat nga 10 deri në 20 ditë.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)