Në përpjekje për t’i gjetur djalit shërim jashtë vendit, familja Bajgora nga Ballovci i Podujevës ka shitur gati gjithçka, ka mbledhur paratë dhe me viza false ka tentuar të shkojë drejt Suedisë. Por, në Stamboll autoritetet i kanë arrestuar dhe tash ata janë kthyer në shtëpi. Policia e Kosovës ka arrestuar, ndërkaq, Vjosa M., e cila dyshohet se i mashtroi ata.


Nga Jeton Musliu më 09 shkurt 2011 në ora 08:38

Krejt çfarë kishte vlerë i ka shitur. Traktorin, lopën, pesë ari tokë e madje edhe arin e gruas. Ahmet Bajgora nga Ballovci i Podujevës ka menduar që me paratë e mbledhura do të blejë një jetë të re në Suedi. Por, kjo ishte ëndrra e tij dhe e familjes, deri para tri javësh.



Tash Ahmeti, i papunë, ka mbetur pa asnjërën prej tyre, pa 14 mijë e 200 eurot, i zhytur në borxhe, e për më tepër, është aty ku ishte-në Ballovc në Podujevës.



Ai dhe familja e tij jetojnë me kujtimin e katër ditëve të qëndrimit në një hotel të Stambollit dhe një javë burg, të bërë në të njëjtin qytet.



Arsyeja e tërë kësaj historie, Ahmeti thotë se është djali i tij 20 vjeçar, Bislimi.



I sëmurë mental, Bislimi, djali i madh i familjes, është shndërruar në barrë të rëndë për prindërit e tij. Ata janë në kushte të vështira ekonomike, por me paratë e mbledhura shpresonin se në Suedi i biri do të gjente shërim.

Kështu, një i afërm i tyre u propozoi një lidhje që për ta ishte deri diku edhe zgjidhje e problemit. Kështu, papritur, çelësi për një jetë të re u bë Vjosa M, një femër rreth të tridhjetave, e cila në shkëmbin të parave do t’u siguronte atyre një vizë të Francës.



Me këtë vizë, ata do të udhëtonin drejt Stokholmit të Suedisë, jo nga Aeroporti i Prishtinës, por ai i Stambollit në Turqi.



Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....