Arjan Ferracaku

Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator 2018 po në Shkodër, ndërsa kalëronte. Atë kohë, policia raportonte se më datë 01.09.2018, rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjan Ferracaku 30 vjeç banues në lagjen Guerile Shkodër.


Fatos Ferracaku

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.  Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.


Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit . Ngjarja e 1 shtatorit ende nuk ka një autor dhe policia ka ngritur disa pista në lidhje me krimin e sotëm; hakmarrje, larje hesapesh, motive banale,e të tjerë.


14 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)