Autori i Lajmit: A.Dralo
Uashington - Plani evropian i shpëtimit prej 1 milion milionë dollarësh që ka sjellë frymëmarrje të re në asetet e vjetra të botës, ka rritur gjithçka nga bondet e deri tek aksionet. Ajo që nuk mund të festojë është monedha e kontinentit, e cila përkohësisht u këmbye me 1.30 dollarë javën e shkuar, përpara se të rrëzohej sërish në nën 1.24$. Konsiderojeni këtë thjesht një parashikim paraprak. Euroja, tashmë në këmbimin e saj më të keq prej katër vitesh ndaj monedhës së gjelbër, ka shumë mundësi që të dobësohet më tej. Plani i shpëtimit prej 750 miliardë eurosh dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtarë duhet ti stabilizojë tregjet evropiane dhe qetësojë zërat për një shpërbërje të Unionit. E megjithatë, ata nuk do të jenë në gjendje që ta shpëtojnë monedhën e tyre të shkojë në 1.18 pikë në këmbim me dollarin, duke arritur minimumin historik që prej futjes së saj në Evropë në vitin 1999. Fillimisht, kampionia më e madhe e euros, Banka Qendrore Evropiane, për shkak dhe të presionit politik, mes të tjerash, do të nisë të blejë bondet e unionit në treg. Kjo sjell riskun e mosshlyerjes në kohë nga vende me probleme fiskale si Greqia, Portugalia dhe Spanja. Për ti bërë ballë këtij problemi, Banka Qendrore Evropiane ka vendosur që të presë më shumë valutë, duke e zhvlerësuar më tej euron. Çka është më e rëndësishme, ndërsa plani i shpëtimit kursen kohë për vendet që kanë borxhe, ai nuk i shpëton ato. Qeveritë duhet ende të presin shpenzimet buxhetore pavarësisht ekonomive apatike. “Spanja, Italia dhe Portugalia nuk kanë të njëjtin problem deficitesh buxhetore si Greqia, po ato do të jenë nën të njëjtin presion për të marrë masa shtrënguese”, - thotë strategu i valutës së bankës Barclays, Aroop Chatterjee. "Kjo do të rëndojë në rritjen ekonomike të këtyre vendeve problematike për një periudhë të konsiderueshme”. Nëse politika e shtrëngimit të rripit do të funksionojë, Evropa do të detyrohet të zëvendësojë konsumin e brendshëm gjithnjë e në ulje me kërkesën nga jashtë dhe një euro më e dobët do ti bëjë eksportet më kompetitive. “Megjithatë, nëse planet e ashpra fiskale nuk të japin rezultate, euroja do të humbasë besueshmërinë, ose e thënë ndryshe valuta evropiane dot dobësohet”, - thotë Marc Chandler i bankës më të vjetër private amerikane Broun Brothers Harriman. Perspektiva e nivelit të interesit favorizon gjithashtu dollarin amerikan. Shtetet e Bashkuara mund të tregohen të zonja duke e i mbajtur kostot e huave artificialisht më të ulëta. Banka Qendrore Evropiane nuk mund ti rrisë interesat përpara Amerikës. Banka Barclays, parashikon rënien e euros në 1.2 dollarë brenda tre muajve të ardhshëm. Në një periudhë më të gjatë, euroja duhet të fitojë disi lavdinë e humbur nëse reforma e fundit financiare do të funksionojë, por dëmi e reputacionit të saj do të zgjasë më shumë. Lindja e euros më 1999 u dha bankave qendrore një mundësi të mirë për të ruajtur valutë dhe gjatë dekadës së shkuar pjesa e dollarit në rezervat globale ra plot 10 pikë (nga 72 për qind në 6.2 për qind). Megjithatë, gjatë tremujorit të fundit, edhe përpara se Greqia të ishte “kryefjala”, bankat qendrore nisën të alokojnë 71 për qind të rezervave të reja të dollarit.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010