Punësimi i familjarëve nga pushtetarët nëpër institucione shtetërore ka ndodhur që nga koha kur janë krijuar institucionet e përkohshme dhe ka vazhduar edhe këtë mandat, pavarësisht që shefi i tanishëm i Qeverisë, Isa Mustafa, kishte premtuar se do ta çrrënjos familjarizimin.

Gazeta Fjala rreth një vit më parë kishte vërtetuar se dy vende të punës ka edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ajo punon në shkollë të mesme, ku merr pagë 290 euro në muaj dhe në kompaninë Kobit PC Ced ku merr hiç më pak se 2165 euro të ardhura mujore, apo gati 10 fish më tepër.

Këto të ardhura, të cilat në total shkojnë në afro 2500 euro në muaj, i ka deklaruar si të bashkëshortes vet Veseli në deklarimin e pasurisë. Ai, më herët kishte thënë se Kobit PC është pronë e familjarëve të tij./Gazeta NewBorn/