Pak dite me pare, ne sallen e madhe te Universitetit te Arteve, artdashes te shumte te muzikes klasike, si dhe instrumentiste e muzikante te ndryshem te kryeqytetit, ndoqen me vemendje te vecante koncertin e violinistit, Alban Pengili. Publiku pati rastin te degjoje e te cmoje vepra te mrekullueshme te repertorit me te zgjedhur te muzikes klasike si dhe lojen e frymezuar e me vlera te verteta interpretative te violinistit Pengili, i cili i rikthehet skenes shqiptare pas me se 20 vitesh shkollim dhe karriere te suksesshme ne Gjermani. Koncerti erdhi nepermjet Edicionit Koncertor Nderkombetar "Klasik", por i mbajtur ne nder te 100-vjetorit te Pavaresise se Shtetit Shqiptar. Si i tille, programi ishte konceptuar ne forme te alternuar, duke sjelle kryevepra te muzikes violinistike, nga nje larmi kompozitoresh te vendeve te ndryshme te Europes. Koncerti hapet me Suiten op 10 te kompozitorit te famshem norvegjez Christian Sinding. Veper qe kompozitori ia kushton natyres magjepsese norvegjeze. Me kohet a) Presto b)Adagio c)Tempo giusto, hapja e koncertit me kete Suite krijoji nje atmosfere sa te ngarkuar me emocion po aq edhe motivuese, qe terhoqi vemendjen e publikut qe ne minutat e para. Ne vijim, vepra e kompozitorit francez, Camille Saint Saens-Introduksion e Rondo Capricioso, nje pjese e bravures nder me te famshmet e repertorit violinistik, kushtuar violinistit Pablo de Sarasate. Ne kete veper, violinisti shpalos aspektet e virtuozismit violinistik, ne nje interpretim te frymezuar e me ndjenje, duke shpalosur me profesionalizem te thelle bagazhin e pasur e cilesi te kultivuara, te denja per nje koncertist me klas. Me pas, ia la vendin tingujve plot drite e temperament te kompozitorit spanjoll te shekullit te XX, Manuel De Falla, me Dance Espagnole. Muzike, interpretimi i se ciles percolli me se miri tek publiku ritmet, folkun, shpirtin spanjoll, qe u pelqye dhe duartrokit gjate nga artdashesit kryeqytetas. Nuk mund t'i mungonte ketij koncerti, pikerisht ne 100 - vjetorin e Shtetit Shqiptar, kompozitori i madh Pjeter Gaci, me te famshmen Balada per violine. Nje veper e realizuar mjaft bukur nga violinisti, e zhvilluar ne nje atmosfere epike, ku shijimi muzikor u shkri me perkryerjen teknike ne funksion te nje lirizmi te ngrohte dhe shprehes deri ne detajet me te vogla. Me pas nga Pablo de Sarasate ai luan Cingareska, si per te riafirmuar me me force kete aspekt te aftesise se tij thuajse te lindur e natyrale. Serish ai luan gjithe shpirt, duke paraqitur ne menyre te plote si anen e tij muzikale po ashtu dhe ate teknike duke i dhene shkelqim lojes se tij ne violine e shume kenaqesi mbreselenese. Udhetimi i tingujve magjepses te violinistit tashme do na coje ne nje tjeter skaj te Europes, ne Poloni. Si mund t'i mungonte repertorit te nje violinisti kaq virtuoz kompozitori Henryk Wieniavski. Me 3 nga kryeveprat e krijimtarise se tij, Scherzo Tarantella op 16, Polonaise de Concert op 4 dhe Polonaise Brillante op 21, loja me mjeshteri te larte interpretative, teknike dhe muzikale, beri qe publiku te mos ndjeje aspak monotoni nga madhesia e programit te koncertit, gje e cila u perballua me se miri nga Violinisti Alban Pengili. Ne fund, koncerti u mbyll me kompozitorin e famshem Rus, Cajkovski, me vepren Valse-Scherzo op 34, si nje nderim per ndikimin dhe traditen qe percolli shkolla ruse ne krijimin dhe formimin e shkolles shqiptare te muzikes. Ne mbyllje, mund te them me shume sadisfaksion se koncerti u zhvillua me sukses te plote, duke treguar dhe njehere vlerat e verteta te artisteve shqiptare kudo ato ndodhen, si dhe te shkolles shqiptare, qe i formoi dhe edukoi keta artiste te suksesshem. Gjithashtu dhe se publiku me duartrokitjet e ndjera, i mirepret dhe inkurajon per me tej keta artiste.


*Pianiste, pedagoge ne Universitetin e Arteve