Vioresin Sinani me dy golat e shënuar ndaj Dinamos u ngjit në kuotën e 12 golave duke lenë pas sulmuesin tjetër shkodran të Tiranës, Hamdi Salihin (11). Sinani, golashënuesi më i mirë i sezonit 2004-2005 me 36 gola shfaqet kështu si pretendenti kryesor për fitimin e "Këpucës së artë", por dhe të shumës prej 1500 euro të vëna nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në deklaratën e tij për disa nga mediat të dhënë mënjëherë pas përfundimit të ndeshjes me rivalët kryeqyteas, u shpreh: "Jeni golashënuesi më i mirë për momentin? Nomalisht, që ndihem i kënaqur, por ajo që ishte më e rëndësishme ishte fitorja, që u përket të gjithë shokëve. Pas të luash me dhjetë lojtarë për 45 minuta është shumë e vështirë dhe dyfisht e lodhshme kur luan edhe kundër një ekipi si Dinamo, që për fat arritëm ta mposhtim. E ardhmja e Tiranës? Do të synojmë titullin. Tirana është pretendenti kryesor, pamvarësisht disa luhatjeve në ndeshjet e fundit. Na duhet të kalojmë me sukses edhe derbin me Partizanin". 29-vjecari Vioresin Sinani, pohon se midis tij dhe Salihit nuk ekziston rivaliteti i "egër", por miqësia që shfaqet gjithmonë midis dy lojtarëve të mëdhenj të futbollit shqiptar, dhe se do të dëshironte të kishte dy "këpuca të arta", pasi dhe ai beson se më e mira e të dyve do të ishte të përfundonin kampionatin në të njëjtën kuotë golash. "E rëndësishme është që Tirana të dalë kampion. Është sezoni im i parë me bardheblutë" . Sinani, që ka luajtur më parë përvec ekipit të qytetit të tij, Vllaznisë me Varteks Varazhdin në Kroaci dhe Kayserispor në Turqi', ka qenë pjesë e formacionit shkodran që u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2000-2001.

12 golat e Vioresin Sinanit
Java 2:
Tirana-Kastrioti 7-3, 3 gola
Java 6:
Tirana-Apolonia 3-1, 1 gol
Java 8:
Tirana-Luftëtari 1-0, 1 gol
Java 9:
Besa-Tirana 1-2, 1 gol
Java 10:
Flamurtari-Tirana 3-2, 1 gol
Java 11:
Tirana-Shkumbini 2-2, 1 gol
Java 13:
Kastrioti-Tirana 2-1, 1 gol
Java 14
Tirana-Vllaznia 1-0, 1 gol
Java 15
Dinamo-Tirana 1-2, 2 gola