/* */













Sulmuesi veteran Vioresin Sinani firmosi edhe në për një sezon tjetër me Vllazninë.

“Falenderoj drejtuesit për besimin. Do të jap më të mirën për këtë skuadër”, - tha Sinani.

Tri herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2003-2004, 2006-2007 dhe 2007-2008) është dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola në kampionatin shqiptar, 208.

Te Vllaznia, që tashmë financohet dhe drejtohet nga Bashkia e Shkodrës, kanë firmosur gjatë kësaj merkatoje verore edhe Braçan Popoviç, Enis Gjokoviç, Gavrilo Petroviç dhe Gentian Muça.