Kur flet me gjuhën e shpirtit arrin të tejkalosh çdo kufi shtetëror, historik a kulturor. Dhe sinqeriteti edhe pastërtia, nuk mund të mos lexohen, kuptohen e pse jo edhe të vlerësohen.

Poeti Visar Zhiti, në ceremoninë e marrjes së çmimit
Poeti Visar Zhiti, në ceremoninë e marrjes
së çmimit "Il linguaggio dell'anima" në Itali

Pikërisht, për këtë meritë, poeti dhe diplomati Visar Zhiti është nderuar me çmimin e radhës. Me motivacionin "Për dëshminë ekzistenciale e letrare që ka sjellë, duke qenë simbol i lirisë artistike dhe i poezisë së mendimit kundër barbarisë së diktaturës. Për tensionin moral dhe religjioz që Zhiti vazhdon të shpalosë dhe në misionin aktual të ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë", Visar Zhiti u vlerësua me çmimin ndërkombëtar "Gjuha e shpirtit", ("Il linguaggio dell' anima"), Itali 2016.

Komiteti Promovues me përfaqësues entesh të ndryshme kulturore e sociale, si agjencia e informacionit "Zenit", më e madhja e botës katolike, nga "Narnia Arts Academy", "IF Press", "Orbisphera" dhe "Associazione G. Jovine", në jurinë e saj, përbëhej nga personalitete të klasit të parë në kulturë, gazetari dhe në spektakël: Renzo Allegri, Roberto Bignoli, Antonio Gaspari, Rosario Giuffrè, Paolo Gulisano, Carlo Jovine, Cristiana Pegoraro, Alessandro Rivali, Enrico Vanzina, Pamela Villoresi.

zhiti ceremoni cmimi

Mësohet se ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua gjatë ditëve të "Narnia Festival" (19-31 korrik), gjatë veprimtarive të shumta, kulturore e artistike, pikërisht në qendrën historike të stilit të romantizmit të vonë, të shekujve XII-XIV, në kishën e Shën Françeskut. Pas përshëndetjes së drejtorit të agjencisë "Zenit", Paolo Gaspari, u prezantua dhe antologjia e poezive më të mira të autorëve finalistë të konkurrimit, "Gjuha e shpirtit", botim i "IF Press", 2016.

zhiti ceremoni

Cristina Pegograro, ideatore dhe organizatore e "Narnia Festival", anëtare e jurisë, pianiste e afirmuar e nivelit ndërkombëtar, ndër të tjera shpjegoi se qëllimi i tyre ishte që "E bukura të jetë gjuha universale për të bashkuar kultura të ndryshme, besime, gjendje sociale për të ndërtuar një humanizëm të ri për një botë Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në Kishën e Shën Françeskut Visar Zhiti vlerësohet me çmimin letrar "Gjuha e shpirtit" në Itali "Zgjodhët një shqiptar këtë radhë, mbase për të çmitizuar kufijtë, jo vetëm të dukshmit, por edhe të padukshmit" më të mirë.

Trofeu i çmimit
Trofeu i çmimit "Il linguaggio dell'anima"

Prandaj, ndihemi të nderuar që ia japim çmimin poetik 'G.Jovine-Gjuha e shpirtit', poetit Visar Zhiti", përfundoi ajo. Krahas vlerësimit letrar, juria ka vlerësuar dhe punën e tanishme të Visar Zhitit, duke e parë atë si ambasador të vendit të tij në Vatikan.

ÇMIMI

Në parathënien e antologjisë "E folura e shpirtit" shkruhet se "Viti 2016 është shpallur nga Papa Françesku si Jubile i Jashtëzakonshëm i Mëshirës, me qëllim përhapjen e shpresës për një botë më vëllazërore.

Jo rastësisht pontefikët më të fundit janë ndalur në sintoninë e veçantë që lidh përvojën religjioze me emocionin artistik. Mund të kujtojmë me këtë rast fjalët e shkëlqyera të Papa Gjon Palit II në 'Letrën artistëve', të vitit 1999, ku ai ka bërë qasjen se "përse" arti ka aftësinë për të shkuar "përtej asaj që perceptojnë shqisat dhe të penetrojë realitetin, duke interpretuar "misterin e fshehur".

"Në krijimin artistik,- shkruante Karol Wojtyla, që ishte dhe poet,- njeriu ngrihet më shumë se kurrë në imagjinatën e Zotit dhe realizon këtë detyrë para së gjithash, duke plazmuar materien 'mahnitëse' të vetë njerëzimit dhe pastaj duke ushtruar krijim si një zotërim mbi universin që e rrethon.

Motivacioni i çmimit për poetin Visar Zhiti
Motivacioni i çmimit
për poetin Visar Zhiti

Këtij koncepti i bën jehonë çmimi 'Gjuha e shpirtit', dhe i jepet poezisë spirituale e njerëzore si një bashkëpunim në kulturën e re të takimit, duke konfirmuar vlerat e poezisë si e folur universale, e aftë të përbashkojë kulturat, popujt dhe traditat". Çmimi mban emrin e poetit Giuseppe Jovine, në kujtim të një prej zërave më të lartë të letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe u institucionalizua në vitin 2000 nga Carlo Jovine, i biri i poetit.

Në konsolidimin e këtij çmimi dhanë ndihmesën e tyre personazhe të shquar të skenës letrare në Itali, të cilët janë alternuar në juri apo veprimtari kulturore të tij si Mario Luzi, Maria Luiza Spaciani, Stanislao Nievo, Giuliano Manacorda, Valentino Zeichen etj.

POETI

"Visar Zhiti, shkrimtar i vlerave ndërkombëtare, që ka vuajtur barbarinë e totalitarizmit, i dënuar me 10 vjet burg nga që ishte poet, deshi ta shprehë në mënyrën e tij të veçantë falënderimin për çmimin që iu dha brenda një kishe: një mjedis, tha ai, që simbolizon dhe thërret "gjuhën e shpirtit", duke na çuar tek e vërteta e natyrës sonë spirituale (ndërsa fjalët e tij, në njëfarë mënyre "iluminoheshin" nga drita fërgëlluese e një vetrate artistike, që e përtheksonte sugjestionin poetik", shkruan agjencia e informacionit "Zenit", mbi ceremoninë gjatë së cilës poetit shqiptar iu dorëzua "Luani i argjendtë".

Siç do të shprehej poeti, kishte pasur raste të vlerësohej me çmime në vendin e tij, në vende të tjera përreth, në Ballkan, në Itali etj., por ishte e para herë që merrte një çmim brenda në një kishë dhe, sipas tij, poezia është dhe një lloj lutjeje dhe lutja është dhe poezi. "Zgjodhët një shqiptar këtë radhë, mbase për të çmitizuar kufijtë, jo vetëm të dukshmit, por edhe të padukshmit", do të shprehej ndër të tjera Zhiti.

Mes duartrokitje të gjata u lexuan poezi të fituesit dhe të pjesëmarrësve në konkurrim dhe muzikantë të moshave të ndryshme, prej 5-vjeçarëve deri te më të rriturit nga vende të ndryshme të botës, Suedi, Zvicër, Rumani, SHBA, sigurisht dhe nga Italia, luajtën pjesë të njohura muzikore.