Edhe avokatët duhet të kenë grada, kjo do ti motivojë ata në punën e tyre dhe nuk do të ketë më shtyrje seancash gjyqësore me shkak për mungesë të avokatëve. Sipas kryetarit të shoqatës së avokatëve penalist, Sajmir Visha avokatët duhet të funksionojnë në bazë të studiove ligjore dhe jo më vete, kështu në mungesë të njërit zvëndësohet nga tjetri.

Po sipas Vishës, një tjetër ngërç në rangun e avokatëve është edhe ndryshimi i ligjit për avokatët, kryesisht të cilët nuk marrin pagën e tyre për seancat që caktohen. Për sipas Vishës, duhet të ketë në buxhet dhe duhet të varen nga Ministria e Drejtësisë.


Ndërsa në lidhje me të dënuarit shqiptarë në burgjet e huaja, kryetari i shoqatës së avokatëve penalist, bënë më dije se ka pasur një sërë kërkesash për vuajtjen e dënimit të tyre në Shqipëri. Por kjo do të realizohet vetëm me hapjen e burgjeve të reja. Ndërkohë për publikimet e fundit të Wikileaks, avokati Vishaj ka pohuar se Prokuroria shqiptare nuk mund të nis asnjë hetim, pasi ai është një opinion i një subjekti dhe jo i një personi dhe opinion nuk mund të hetohet. Akuza ka të drejtë të nisë hetimin vetëm nëse personat e përmendur në këto kabllograme bëjnë padi për prishje të imazhit apo edhe shpifje.