Komisioni i Ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise degjoi sot kandidatin e propozuar nga socialistet per vendin vakant ne Keshillin e Larte te Drejtesise, Ardian Visha.


Visha i eshte pergjigjur pyetjeve te deputeteve demokrate ne komision. Ata e kanë akuzuar Vishën se ai është pushuar nga posti që mbante në Ministrinë e Jashtme në muajin shtator-tetor si i papërshtatshëm, fakt ky qe mjafton për të ulur besueshëmrinë e kandidatit socialist për këtë post. Në mbrojtje Visha tha se shkarkimi i tij ishte politik.

Kam bere detyren si avokat, kam besuar e besoj ne pafajesine e Mediut per ceshtjen Gerdeci. Keshtu eshte pergjigjur ai i pyetir nga deputeti i PD-se, Edi Paloka.

Ai ka deklaruar se ka mbrojtur institucionin e prokurorisë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë parlamentin. Skam marrë asnjë urdhër nga Koçiu. Roli im në prokurori në dobi të luftës ndaj krimit- ka thene Visha.

Visha eshte avokat i Fatmir Mediut ne gjyqin e Gerdecit dhe po ashtu avokat i Almir Rrapos, ish shefit te kabinetit te Ilir Metes, qe u ekstradua ne SHBA. Per kete shkak ai shpreson te marre votat e aleateve te Berishes per postin ne KLD. Propozimi i socialisteve ka ngjallur debate lidhur me qendrimin joparimor te tyre ndaj çeshtjes se Gerdecit. Disa deputete socialiste kane shprehur voten kunder tij.