Viti i kultures kineze i cili organizohet nen kujdesin e presidentit kinez Hu Jintao dhe atij gjerman Christian Wulff hapet te marten 31.01. por nderkaq programi eshte paraqitur ne Berlin Ne javen e pare do te kete kryesisht muzike. Muzike klasike muzike tradicionale kineze opera kineze. Viti i kultures kineze do te hapet me nje koncert te Orkestres Simfonike te Kines ne Berlin ku do te luhen veprat e kompozitoreve gjermane dhe kineze. Dramaturgu Dieter Rexrodt ka planifikuar javen e hapjes. Qysh me hapjen shtrohet pyetja a eshte orkestra simfonike nje institucion origjinal kinez apo nmos valle ajo eshte dicka e importuar nga Perendimi. Por ky lloj konfrontimi me kulturen orkestrale ka nje tradite shume te forte ne Kine dhe ne qofte se nuk gaboj ne kete fushe ka ende nevoje per permiresime.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ceremonia e hapjes se vitit kulturor kinez 2012 ne Keln



Muzika komponentja kryesore e vitit kulturor kinez



Ne kuader te tij kulturor jane planifikuar rreth 500 shfaqje Festivali muzikor i Shlesvig-Holshtajnit do te kete ne fokus Kinen e po keshtu edhe Panairi i muzikes Pop apo Bienalja e Berlinit. Pervec kesaj vecanerisht artistet e rinj kineze do te paraqiten p.sh. ne kuader te nje projekti per artin publik ne Kasel. Viti i kultures kineze eshte ngjarja me e madhe kulturore e Republikes Popullore ne Evrope ne vitet e fundit. Me pare jane organizuar vite te kultures apo muaj kulturor kinez ne France ne kryeqytetin evropian Bruksel dhe ne Zvicer. Ne Gjermani ne e kemi vendosur qellimisht theksin tek muzika thote Chen Ping drejtues i Departamentit per Evropen prane Ministrise kineze te Kultures. Ne mendojme se muzika eshte vecanerisht e pershtatshme sepse ajo i kalon kufijte kombetar. dokush mund ta kuptoje ate per te nuk duhet te mesosh ndonje gjuhe. Kjo eshte arsyeja pse ne kemi planifikuar qysh nga fillimi shume projekte muzikore. Nje tjeter arsye eshte se Gjermania eshte nje komb i madh me muzike te pasur dhe si i tille shume me ndikim ne Kine.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pianisti kinez Lang Lang gjate nje koncerti ne Munih me 17.07.2011



Mungojne zerat alternative dhe disidentet e skenes kulturore ne keto aktivitete



Sidoqofte ndoshta ka edhe nje arsye tjeter. Muzika te pakten ajo klasike dhe tradicionale - ne pergjithesi eshte me pak e diskutueshme se sa letersia dhe artet figurative. Ne Gjermani kryesisht jane te njohur dy artiste kineze. Njeri eshte pianisti Lang Lang i cili jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai nuk do te marre pjese ne vitin e kultures kineze. Nga ana tjeter per shumicen e gjermaneve eshte i njohur sidomos emri i Ai Weiwei. Ai ka marredhenie te ngushta me Gjermanine ai ishte i ftuar ne Documenta ne Kasel ne nje nga ngjarjet me te rendesishme te artit ne Evrope dhe vitin e kaluar ka kerkuar qe te hape nje studio ne Berlin. As ai nuk do te jete pjese e vitit te kutures kineze ne Gjermani sepse ai ndodhet ne arrest shtepie ne Pekin. Pyetjeve lidhur me artistin e padeshiruar ambasadori kinez ne Berlin Wu Hongbo u shmanget. Ju keni permendur dy emra por ne Kine ka mijera dhjetera mijera artiste sqaron Hongbo.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Artisti Ai Weiwei duke fotografuar gjate nje konference shtypi ne Munih fotografi e vitit 2009



Ndaj ne opinionin gjerman ekziston frika se viti i kultures kineze do te jete nje ngjarje tersisht propagandistike e qeverise. Zera alternative ose disidente te skenes kulturore nuk do te kene te drejten e fjales gjate festimeve. Megjithate Chen Ping nga Ministria e Kultures e hedh poshte si te pabaze akuzen se publikut gjerman do ti paraqitet vetem kultura zyrtare Nuk do te kemi vetem pjesen shteterore te Vitit te Kultures. Edhe qytetet apo organizatat joqevritare dhe persona private jane duke planifikuar te kene shfaqje ne kuader te Vitit te kultures kineze. Ka artiste te cilet organizojne vet projekte. Prandaj viti ne teresi do te jete shume i larmishem. Kjo nuk eshte nje ngjarje vetem Ministrise se Kultures ose e qeverise thote Ping dhe shton se ne program mund te futen edhe shfaqje te tjera.



Autore Mathias Blinger / Esat Ahmeti



Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora