Viti 2019 ka nisur dhe në Shqipëri i ka hapur drotën jeshile zbatimit të disa ligjeve të reja, të cilat kryeministri Edi Rama i parlajmëroi dje për të fundit herë në mesazhin e tij të fundvitit.


Me ardhjen e 2019 për çdo bebe të lindur, do të hyjë çeku i ri i bebes, mbështetje financiare për çdo prind të ri.Mijëra sipërmarrës do të paguajnë 3 herë më pak taksa ndërsa për gjithë fermerët taksa 20% për inputet bujqësore do të shkojë më në fund 0”, tha Rama.


Kryeministri u ndal edhe te studentët, duke thënë se ato do përfitojnë përgjysmim tarifash, ndërsa më të mirët dhe ata në nevojë do të marrin dhe bursë 10 mijë lekë në muaj.


”Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik, me parimin më i miri zgjidhet i pari”,theksoir kryeministri.


Ndërkohë sipas Ramëë asnjë familje sdo jetë më e kërcënuar nga kumari në Shqipëri dhe qindra miliona euro që i ka marrë lumi do mbeten në familje pas vendimit për mbylljen e basteve.


Ky vit do t shënojë edhe fillimin e fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit, por edhe nisjen e puimeve së hekurudhës së parë moderne Tiranë- Durrës.


1 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)