Ambasada Amerikane ka një këshillë për të gjithë ata që kërkojnë të vizitojnë Shtetet e Bashkuara si turistë.


Nëpërmjet një postimi në Facebook ambasada ka porositur shqiptarët se vizita turistike nuk është për qëndrim të gjatë në SHBA.


Ia kalofshi bukur në vizitën tuaj në SHBA! Ju lutemi kini parasysh se një vizë turistike është për një qëndrim të shkurtër. Të punoni, banoni apo të shkoni në shkollë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë aplikimet tuaja të ardhshme për vizë, thuhet  në njoftim.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)