Komiteti i Drejtesise dhe Puneve te Brendshme ne Parlamentin Evropian ka miratuar sot propozimin e eurodeputetes Tanja Fajon per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Vendimi per heqjen e vizave per Shqiperine eshte miratuar ne mbledhjen e sotme te LIBE-s me 49 vota pro dhe 2 vota kunder nga europarlamentaret holandeze.



Ky vendim pozitiv per Shqiperine e fut liberalizimin e vizave per vendin tone ne nje rruge te mbare. Votimi tjeter do te mbahet me 7 tetor nga Parlamenti Evropian ku pritet te jepet vota pro per shkak se grupimet me te medha politike ne kete Parlament tashme kane deklaruar mbeshtetjen per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.



Nderkohe vendimi perfundimtar do te mbahet me 9 nentor nga ministrat e Brendshem te BE-se dhe kjo do te thote se duke nisur nga fillimi i dhjetorit qytetaret shqiptare do te mund te levizin lirshem ne zonen Shengen.