Zyrtarisht Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet per te perfituar nga liberalizimi i regjimit te vizave. Komisionerja per Punet e Brendshme dhe te Drejtesise Cecilia Malmstrom pas nje takimi me ministrin e Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar se Komisioni Europian ka konkluduar se Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe tashme i takon Parlamentit dhe Keshillit te vendosin per levizjen e lire te shqiptareve dhe per hapat qe po ben Shqiperia ne drejtim te liberalizimit te vizave. Komisioni Europian ka shpallur raportin e tij per vleresimin teknik te procesit ku thuhet se Shqiperia i ploteson kushtet e udherrefyesit dhe vendi ka bere ate qe duhet te bente dhe qe ne rekomandojme heqjen e vizave.Tani i takon Keshillit te ministrave qe te vendosin ka shtuar ajo.Tashme vendimi per levizjen e lire te qytetareve shqiptare i takon Parlamentit Europian dhe Keshillit te Ministrave vendime te cilat pergjithesisht kane respektuar raportet e hartuara nga Komisioni Europian.