Edison Kurani
TIRANE - Ambasada e Greqise ne Tirane ndryshon procedurat e dhenies se vizave, ne perpjekje per te shmangur oret e pritjes ne seline e saj konsullore. Permes nje komunikate zyrtare, behet e ditur se, duke nisur nga data 4 shkurt e ketij viti, te gjithe qytetaret qe aplikojne per vize, nuk do te rikthehen ne konsullate per te terhequr pasaportat me viza apo dokumentacionin e depozituar paraprakisht. Kjo tani do te kryhet me ane te sherbimit te shpejte postar. Ne dispozicion te procedures se re jane vene dy kompani te njohura nderkombetare te shperndarjes se shpejte te letrave dhe pakove, TNT dhe Courier Ekspres. Procedura e re eshte e vlefshme per konsullaten prane ambasades greke ne Tirane.
Zyrtaret e Konsullates Greke ne Tirane, sqaruan mbreme, per lexuesit e "Koha Jone", proceduren e plote, perfshire ndryshimin me te fundit. Cdo qytetar shqiptar, i cili kerkon te pajiset me vize nga konsullata greke ne Tirane, duhet te telefonoje ne numrin 0900 4044004 per te lene nje takim. Ne daten dhe oren qe i eshte caktuar, qytetari paraqitet ne konsullate dhe ploteson atje nje formular. Me tej, dokumentacioni i nevojshem dorezohet tek autoritetet konsullore. Ne baze te ketij dokumentacioni dhe kerkeses se qytetarit, konsullata vendos per dhenien ose jo te vizes.
Nese me pare, qytetarit ne castin e paraqitjes se dokumentacionit i jepej nje kupon me daten dhe oren perkatese te riparaqitjes (zakonisht brenda tri diteve), tani e tutje, pasaportat dhe dokumentet qe do te paraqiten per marrjen e vizes apo per legalizim, nuk do te kthehen me nga Zyra Konsullore. Kjo do te behet vetem permes njeres prej dy kompanive postare (courier), domethene ose permes TNT, ose permes Courier Ekspres. Konsullata sqaron se "vecanerisht per legalizimin e dokumenteve, te interesuarit kur te paraqiten ne Zyren Konsullore duhet qe te kene perzgjedhur dhe te kene plotesuar formularin e nje prej dy kompanive te mesiperme per kthimin e dokumenteve te vendbanimi i tyre". Nderkohe, per personat qe kerkojne vize, perfaqesues te kompanive te sherbimit te shpejte postar, do te gjenden brenda Zyres Konsullore me qellim qe t'u sherbejne menjehere te interesuarve.
Procedura e aplikimit per vize
Ambasada e Republikes se Greqise ne Tirane ka ndryshuar vitin qe shkoi numrat e kontaktit per te mbyllur takime me zyren konsullore te kryeqytetit per te gjithe qytetaret e interesuar. Numri i telefonit qe duhet te marrin te interesuarit per te caktuar takim ne Zyren Konsullore te Ambasades, eshte 0900 4044004. Ai eshte ne funksionim, nga e hena deri dhe te premten, nga ora 08:00 e mengjesit deri ne 20:00 te mbremjes.
Perdorimi i numrit te mesiperm telefonik eshte menyra e vetme dhe ekskluzive per caktimin e takimeve me qellim marrjen e vizes nga ana e Zyres Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane. Ky numer mund te thirret nga te dy rrjetet celulare, AMC (Albania Mobile Communications) dhe Vodafone (Vodafone Albania), Albtelecom si dhe rrjetet e tjera te telefonise fikse ne vend.