Ambasada e Greqise ne Tirane ka ndryshuar procedurat e dhenies se vizave, ne perpjekje per te shmangur oret e pritjes ne seline e saj konsullore. Duke nisur nga data 4 shkurt e ketij viti, te gjithe qytetaret qe aplikojne per vize, nuk do te rikthehen ne konsullate per te terhequr pasaportat me viza apo dokumentacionin e depozituar paraprakisht. Kjo tani do te kryhet me ane te sherbimit te shpejte postar. Ne dispozicion te procedures se re jane vene dy kompani te njohura nderkombetare te shperndarjes se shpejte te letrave dhe pakove, TNT dhe Courier Ekspress. Procedura e re, eshte e vlefshme per konsullaten prane ambasades greke ne Tirane. Cdo qytetar shqiptar i cili kerkon te pajiset me vize nga konsullata greke ne Tirane, duhet te telefonoje ne numrin 0900 4044004 per te lene nje takim. Ne daten dhe oren qe i eshte caktuar, qytetari paraqitet ne konsullate dhe ploteson atje nje formular. Me tej, dokumentacioni i nevojshem dorezohet tek autoritetet konsullore. Ne baze te ketij dokumentacioni dhe kerkeses se qytetarit, konsullata vendos per dhenien ose jo te vizes.