Ambasada amerikane në Tiranë jep një njoftim të rëndësishëm në lidhje me aplikimin për viza turistike.


Bëhet me dije se nëse jeni çift duhet të specifikoni statusin tuaj aktual, pasi ka një ndryshim mes vizave për çifte të martuar dhe për të fejuarit.


“Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar.


Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime:


Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju?”, bën me dije ambasada amerikane.


Kujtojmë që pas marrëveshjes mes dy vendeve tashmë çdokush që kualifikohet për një vizë turistike e përfiton atë për një afat 3 vjeçar me të drejtë hyrje dhe dalje të palimituar


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)