"Gjate gjithe dites se sotme, televizioni lokal "Vizion Plus" ka mashtruar publikun sikur policia ndertimore po i shemb antenen ne Fushe-Dajt. E verteta e ketij shou mediatik eshte krejt ndryshe", ky eshte reagimi i policise ndertimore ne lidhje me akuzat e "Vizion Plus", pas pretendimeve te kesaj te fundit. Policia ndertimore ka shkuar sot per te prishur nje kulle metalike, te ndertuar para nje muaji ne territorin e Parkut Kombetar te Dajtit, thuhet ne reagimin e ketij institucioni. Sipas tyre, kjo kulle nuk eshte aspak antena e "Vizion Plus", pasi ky televizion e ka antenen te pakten 200 metra larg, nga ku transmeton prej 7 vitesh, duke theksuar se, prishja e ketij objekti nuk cenon aspak transmetimin aktual te ketij televizioni, pasi ne kete kulle metalike nuk ka asnje antene dhe asnje aparature transmetimi televizive. "Argumenti i "Vizion Plus" ne mashtrimin e radhes, ishte se ky ndertim pa leje behet pasi edhe te gjithe antenat e tjera ne kete territor jane pa leje ndertimit. Ajo qe duhet sqaruar eshte se te gjitha jane ne nje proces legalizimi ne perputhje me ligjin e legalizimeve", deklaron policia ndertimore. Sipas tyre, ky ligj nuk lejon me asnje ndertim pa leje, cka do te thote se ndertimi ne fjale nuk ka asnje hapesire ligjore per t'u lejuar.


D.D