Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Mbretërinë e Holandës, një vend skeptik ky që ndikoi në dhjetor në mosmarrjen e statusit të vendit kandidat.



Serinë e takimeve Rama e nisi me ministrin e Punëve të Jashtëme, zotin Timmermans. Nuk dihen për momentin detajet se çfarë është biseduar dhe më e rëndësishmja cili do të jetë pozicioni Holandës në mbledhjen e qershorit për statusin. Kyeministri Edi Rama pas takimit ka publikuar një foto me këtë koment: “Me ministrin e jashtëm hollandez Timmermans, që na përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen bindëse të këtyre muajve.” Më pas, Rama i është drejtuar kryeministrisë holandeze ku është pritur nga homologu Mark Rutte. Takimin Rama e ka cilësuar si “të zhvilluar për progresin real të Shqipërisë e pse Europës i duhet Ballkani, ashtu siç i duhet Europa Ballkanit”. Kjo vizitë e kryeministrit zhvillohet vetëm pak javë përpara se Këshilli i Ministrave në qershor të japë verdiktin e radhës për statusin. / Top Channel