Rama në Krujë


Kërkesat e fasonëve po i kthejmë në plan masash


Edi Rama vizita ne Kruje te FasonetKryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, zhvilloi dje një vizitë në Krujë, ku u njoh nga afër me zhvillimet e industrisë fasone në këtë zonë. Ai vizitoi një fabrikë këpucësh në këtë qytet, ku ishin punësuar 700 gra dhe sipërmarrësit e kësaj kompanie njoftuan se një tjetër nismë të ngjashme ata do ta ndërmarrin në Qarkun e Durrësit, ku priten të hapen dhe 1500 vende të reja pune. Kryeministri deklaroi se qeveria është e angazhuar totalisht për tia bërë sa më të lehtë operimin në Shqipëri, biznesit fason dhe në këtë kuadër është duke hartuar një paketë masash, e cila do ti sjellë kësaj industrie më shumë lehtësira. Ne kemi bërë një procedurë shumë të përshpejtuar për gjithë këto leje që kanë lidhje me prodhimin dhe me punësimin. Kemi bërë në këtë periudhë kontakte me pothuajse të gjithë nga industria dhe janë 42 pika, që kemi mbledhur si kërkesa të industrisë dhe tani jemi në fazën finale, që t’i kthejmë në paketë të re masash për të mbështetur industrinë fason, tha ai. Rama gjeti rastin të vlerësojë edhe faktin se të punësuarat kryesore të kësaj industrie janë gratë dhe ky aspekt e rrit nevojën e lehtësimit të procedurave për këtë industri. Kryeministri u shpreh se me mbështetjen e grave punët shkojnë me lehtë përpara. Të gjithë ata që bazohen te fuqia e grave shkojnë përpara, prandaj edhe qeveria jonë ka më shumë gra se asnjëherë, tha ai.


 


 


Ky shkrim Vizita në kompaninë me 700 punonjëse u publikua me pare te Gazeta SHQIP.