Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, të hënën do të vizitojë Beogradin e më pas edhe Prishtinën. Mediat serbe shkruajnë se kjo vizitë befasuese e Westerwelles mund të jetë vizitë kërcënuese për Serbinë në implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
A është vizita e Westerwelles në kryeqytetin serb kërcenim apo mbështetje për Serbinë, shkruan Tanjug.
Ardhja e Westerwelles gjithmonë është ngjarja kryesore në politike nga çka mund të varet shumëçka. Kjo vizitë, në një moment të nxehtë politikë, një ditë para takimit në Bruksel te kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, dhe para vendimit të Bundestagut për dritën jeshile për dhënien e datës për fillimin e negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, tregon edhe seriozitetin, edhe situatën e brishtë. Por, edhe qëllimin e Berlinit për fillimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Tanjug.
Ndryshe, Gjermania disa herë ka përsëritur se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, para se ti plotësoj kushtet e kërkuara, ku njëri nga to mbetet normalizimi i raporteve me Kosovën.