Top Story pasqyrojë me pamje ekskluzive sesi kryhen grabitjet në biznese të ndryshme, nga persona të paidentifikuar dhe metodat që përdorin. Në një intervistë ekskluzive, bizesmeni Taulant Fejzo tregon më shumë rreth këtyre grabitjeve. Ai ka ardhur nga Gramshi disa vite më parë, dhe ka nisur tregëtinë me aparate celularë. Fillimisht ka hapur një kioskë të vogël, dhe më pas ka marrë një dyqan me qera, në afërsi të 21-dhjetorit.


Ne kemi nisur biznesin në fillim të vitit 2011, në një dyqan të vogël me sakrificë, tha bizesmeni Taulant Fejzo. Pak muaj më parë, një grabitje në orët e vona të natës, i shkaktoi një dëm të fortë biznesit të tij të ngritur me sakrifica. Taulanti rrëfen momentet e para kur u lajmërua për hajdutët që i kishin bastisur biznesin. Me datë 13 dhjetor, më njoftojnë se të është thyer dyqani. Vij ke dyqani dhe shoh që çdo gjë ishte thyer, tha Taulant Fejzo.


Grabitja ndodh jo më larg se 200 metra nga kryqëzimi i 21-dhjetorit, aty ku gjendet edhe komisariati Nr. 2 i Tiranës. Edhe pse dyqani ishte buzë rrugës kryesore, hajdutët sot e kësaj dite nuk janë kapur. në vendin ku është dyqani im, policët duhet të vijnë brenda 30 sekondave sepse është ngjitur me komisariatin, deklaroi Fejzo.


Referuar edhe pamjeve filmike që disponon Top Story, hajdutët kanë parkuar përpara dyqanit rreth orës 4 e 1 minutë, të mëngjesi të 13 dhjetorit 2018. Pas 20 sekondash, 3 prej tyre kanë ngritur qepenin e dyqanit me një teknikë të veçantë, duke e rrotulluar në formë tapeti. Më pas, grabitësit kanë përdorur një çekiç për të thyer derën prej xhami të dyqanit. Çekiçin e kanë lënë në tokë, një shenjë kjo e përdorur në të gjitha grabitjet e këtyre muajve të fundit.


Ata janë drejtuar menjëherë tek banaku ku mbaheshin aparatët celularë, dhe kanë mbushur çantat e tyre me shpejtësi. Në fund janë larguar në drejtim të paditur. E gjithë vjedhja ka ndodhur në kohë rekord, për vetëm 50 sekonda. Dëmi është rreth 25 mijë euro në mos më shumë sepse e kam biznes familjar dhe nuk bëj inventar, mendoj se i çojnë në Kosovë, Mal të zi sepse e kanë më të thjesht për ti shitur, thaTaulant Fejzo.


Taulanti kritikon kompaninë e sigurisë private Firdeus, ku paguante një shumë të konsiderueshmë çdo muaj për të ruajtjen fizike të dyqanit. Sipas tij, kjo kompani nuk ka lajmëruar as Policinë e Shtetit, që e ka për detyrë ta kryejë sa herë ndizet alarmi në një subjekt privat. Nga momenti që ka rënë alarmi ata nuk kanë lajmëruar as policinë, sepse e kanë me ligj të lajmërojnë, e dyta duhet të vijnë me sekonda në dyqan, thaTaulant Fejzo. Paradoksi arrin kulmin. Një ditë pas ngjarjes, bie gabimisht alarmi, në vendngjarje vjen për 30 sekonda kompania e sigurisë.


Të nesërmen vi dhe hapi dyqanin, dhe nuk çaktivizoj alarmin, direkt hapi qepenin, dhe atavijnë brenda 30 sekondave, u shpreh Fejzo. Kjo gatishmëri e kompanisë së sigurisë, por jo në momentin e duhur, ka ngritur dyshime të forta tek i zoti i dyqanit. është shumë dyshim i fortë që kanë qenë në bashkpunim me hajdutët sepse kanë lënë gjithë kohën e mundshme për të vjedhur, tha Fejzo. Pas grabitjes, ku dëmi është i konsiderueshëm, Taulanti po përpiqet të rikuperojë humbjet. Nga kompania e sigurisë, ai thotë se nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.