Kane kaluar me shume se 10 vjet nga vjedhja e bujshme dhe misterioze e floririt te Thesarit te Shtetit, pikerisht ne tunelet e Krrabes. Tunelet nen shpatet e vargmaleve ne fshatin Krrabe jane ndertuar rreth viteve 1970. Aty ndodhet nje objekt, ku pas tij fshihen hyrjet per ne tunelet e perdorura ne vite, per ruajtjen e armatimeve, thesarit, e aktualisht ne arkivin qendror te Ministrise se Brendshme. Prej 1998 ato jane rrethuar nga nje zone e minuar, dhe ndodhen nen ruajtjen e Gardes se Republikes. Ushtaret si gjithandej punojne me turne dhe ne nderrim, por asnjeri prej tyre nuk pranon te jape shume informacion se cila eshte gjendja e tyre.


Zhdukja e Thesarit


Ne shtator 1998, vetem pak kilometra larg Tiranes, u zbulua zhdukja e 340 kilograme flori, ne monedha dhe sende te cmuara, te ruajtura ne tunelet e brendshme. Floriri i mbetur u transportua menjehere drejt Tiranes. Ne te njejtin vit, policia ndaloi 5 persona, banore te Krrabes, si te implikuar ne grabitjen e arit, te cilet me pas u denuan. Pas zbulimit te shumes se vjedhur hapet dosja "Thesari". Prokuroria Ushtarake nis hetime mbi autoret e vjedhjes se thesarit te Krrabes. U akuzuan pese banore te fshatit Krrabe. Tuneli i fshatit Krrabe, ku ne vitin 2000 ndodhej Thesari, ruhet dite-nate nga forcat e Gardes. Prane ketij reparti ushtarak nuk mund te futet askush pa leje. Vjedhja eshte bere nga nje vrime e hapur ne pjesen e siperme te tunelit, ku ishte dhoma e fshehte, ne fshatin Krrabe e Vogel. Pas kontrolleve te para, ne tunelet ku ruhej ari, nga ana e policise, u be edhe nje kontroll i imte ne familjet e fshatareve te Kerrabes. Ne disa familje u gjeten sasi te vogla te Thesarit te Shtetit. Ahmet Hyka, i cili ishte nga Krraba e Vogel u akuzua se kishte vjedhur ne 13 mars kater qese me ar. Sipas vendimit, ato kane qene lira turke, 1000 cope monedha ari. Kjo vlere, sipas vendimit, i perket Bankes se Shqiperise, edhe pse gjate shqyrtimit gjyqesor drejtori i bankes nuk e pranoi nje gje te tille. Enver e Ahmet Hyka, si dhe Pellumb Dalti kane pranuar vjedhjen e thesarit. Dy vellezerit, sipas gjykates, jane futur ne tunel dy here. Hera e pare ne mars dhe e dyta ne 14 prill te 1997. Ne kete periudhe, ata kane perfituar nga ikja nga vendi i sherbimit i Blerim Hakes per te marre nje pjese fare te vogel te arit qe u zhduk nga tunelet e Krrabes.


Ruajtja


Aktualisht zona ndodhet nen ruajtjen e Gardes se Republikes me nenrepartin e Krrabes. Forca ushtarake e ruajtjes se sekreteve shteterore perfaqesohet nga kuadro, ku bejne pjese oficere dhe nenoficere te Gardes. Ketu aktualisht ndodhet arkiva qendrore e Ministrise se Rendit, arkiva e shtetit, dhe eshte kthyer ne pike sherbimesh. Ne depot e tuneleve, s'di te kete armatim, apo municion, dhe s'kam degjuar qe prej vitesh te kete levizje te mjeteve ushtarake. Tunelet, qe pas vitit 1998 ne hyrjet e tyre jane te minuar dhe izoluar. Ato hapen vetem kur vjen drejtori i Arkives Shteterore, dhe funksionare te tjere shteterore. Grada kryen sherbimin e ruajtjes dhe s'mund te futesh ne tunele. Se cfare mbajne brenda tunelet, asnje nga oficeret nuk di te thote asgje.