Të tjera rreth shkrimit Meta:Kriminale! S'dëmtohet stabiliteti ekonomik Kokëdhima: Ngjarja jonormale, BSH do e analizojë Vjedhja e thesarit, 3 vjet asnjë audit për paratë, hetohet drejtori Vjedhja në Bankën e Shqipërisë guvernatori Fullani në Kuvend Vjedhja e BSH, do pyeten gjithë drejtorët, përfshirë dhe Fullanin Vjedhja e thesarit, 5 anëtarë komisioni të dyshuar kryesorë

TIRANE - Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe foli me tone të ashpra dhe të qarta ndaj supervjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë, duke ripërsëritur disa herë qëndrimin se do të ketë zero tolerancë ndaj cdo përgjegjësi, nga guvernatori deri tek punonjësi më i fundit. Vjedhja në institucionin më të lartë financiar në vend, sipas Braces bëhet dëshmi se edhe auditi ndërkombëtar ka dështuar.   

Kjo deklaratë erdhi pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura në Komisionin e Ekonomisë, ku raportoi  Guvernatori Ardian Fullani, i thirrur për këtë “përballje” nga vetë deputeti i PS.

Në një konferencë të posaçme për mediat nga kryesia e Kuvendit, Braçe i bëri apel prokurorisë për hetim gjithëpërfshirës për nxjerrjen e përgjegjësve. Për hetimin e çështjes, sipas Braçes duhet të ketë një përfshirje më të madhe të ekspertëve nga Prokuroria.

Brace: Hetim gjithperfshires, zero tolerance ndaj kujtdo pergjegjesi
“E përsëris nga i pari deri tek i fundit, jemi në proces se them dot sot se kush e mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë ekspert të organit të prokurorisë më shumë sec ka sot, të angazhuar në hetim. Duhen më shumë njerëz për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo që është pjesëtarë në këtë krim. Kërkoj që prokuroria të përfshijë më shumë njerëz në hetim dhe hetimi të jetë gjithëpërfshirës”, u shpreh Braçe.

Brace: Vjedhja per 4 vjet, deshmi se auditi nderkombetar i bankes ka deshtuar
Ndërsa duke u ndalur tek vonesa në evidentimin e këtij rasti, deputeti Braçe tha se “ka dështuar deri te auditi ndërkombëtar i bankës”.

Brace: Vjedhja spektakolare demtoi imazhin e Bankes se Shqiperise
Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë, vjedhja e 713 milionë lekëve nga thesari i BSH, ka cenuar imazhin e këtij institucioni dhe të gjithë vendit. Ndërsa duke u ndalur tek raportimi i Guvernatorit Fullanit dhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së BSH në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se u dha informacion lidhur me atë çfarë ka ndodhur.
 
Brace: Pergjegjesi per te gjithe, nga guvernatori deri te punonjesi i fundit
“Jemi në fazën e marrjes së informacionit dhe analizimit të përgjegjësive për të gjithë që nga guvernatori, dhe deri tek çdo qytetar që është i ngarkuar me përgjegjësi. Morëm informacion të detajuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur në BSH lidhur me ketë ngjarje. U informua edhe mbi masat e mara për të rikthyer sigurinë në këtë institucion.
 
Me këtë ngjarje është cenuar rëndë imazhi i BSH dhe vendit. Kemi kërkuar tolerancë zero për cilindo që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale, duke nisur nga guvernatori deri të punonjësi i fundit. Në aspektin administrativ, ligjor, dhe penal, duhet të punohet për të nxjerrë përgjegjësitë e plota për gjithë zinxhirin që është përfshirë në këtë rrjet. Vlera e vjedhur nuk është më e madhe se 713 mln lekë”, u shpreh deputeti Braçe.

Guvernatori Fullani raportoi në Komisionin e Ekonomisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani raporti në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, guvernatori Fullani ka referuar lidhur edhe me inventarin e zhvilluar ditën e djeshme për zbulimin e shifrës së vjedhjes.

Pas raportimit të guvernatorit Fullani, në Komisionin e Ekonomisë kanë raportuar edhe anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
 
Ndërkaq, në orën 16:00 guvernatori Fullani do të dalë para mediave për raportin mujor të Bankës së Shqipërisë, ku pritet të japë edhe një reagim për vjedhjen e thesarit.

Meta: Mbështesim zbardhjen e këtij akti kriminal. Nuk dëmtohet stabiliteti ekonomik
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur mbështetjen në zbardhjen e vjedhjes së thesarit të bankës, ndërsa thotë se kjo ngjarje aspak e këndshme nuk do të cënojë rolin e Bankës së Shqipërisë për stabilitetin ekonomik në vend.
 
“Jemi njohur me një zhvillim aspak të këndshëm sikurse ka qenë ngjarja kriminale në Bankën e Shqipërisë. Nuk duhet të harrojmë se kjo ngjarje është idenfikuar dhe denoncuar në Prokurori nga vetë institucionet e bankës. Do të ketë mbështetjen tonë të plotë për të zbardhur këtë akt kriminal dhe për të ndëshkuar autorët. Kjo ngjarje nuk e cënon rolin e Bankës së Shqipërisë për stabilitetin ekonomik në vend”, u shpreh Meta.
 
Deklarata e kryeparlamentarit u bë gjatë prezantimit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi. 

Kokëdhima: Ngjarja s’është normale, por BSH është e pavarur, do të analizojë vet gjithçka
Deputeti socialist Koço Kokëdhima tha për mediat pas raportimit në Komisionin e Ekonomisë me guvernatorin Ardian Fullani se Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur dhe i takon të analizojë gjithçka në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit.

“Nuk është ngjarje normale. Banka e Shqipërisë do t’i analizojë të gjitha gjërat, është institucion i pavarur dhe do t’i komunikojë vet rezultatet. Patëm një seancë bashkëbisedimi me Fullanin, në lidhje me këtë ngjarje”, u shpreh deputeti socialist Koço Kokëdhima, pa përfundimit të seancës me dyer të mbyllura të zhvilluara në Komisionin e Ekonomisë. 

Redaksia Online
(e.s/Shqiptarja.com)