Një 23-vjeçar është arrestuar në Vjenë pas plagosjes me thikë ndaj disa personave, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nestroyaplatz në Vjenë të Austrisë. Lajmi është bërë i ditur nga policia austriake dhe sipas asaj që shkruajnë mediat lokale. Kanë persona kanë mbetur të plagosur dhe tani janë në rrezik për jetën.







Bëhet fjalë për tre anëtarë të një familjeje, babain, nënën dhe vajzën dhe pas gjysmë ore, mësohet se agresori ka sulmuar edhe një person të katërt.


Sulmet janë kryer brenda një afati të shkurtër kohor nga njëri-tjetri. I pari ka ndodhur jashtë një restoranti japonez. Agresori ulërinte dhe e kishte humbur të gjithë kontrollin, – tregon një dëshmitar, – dhe mund të më kishte qëlluar edhe mua nëse do të isha pranë tij.


Autori iste i veshur me zë zeza dhe pasi u largua drejt Pratersternit, ka qëlluar me thikë një person të katërt.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)