Seanca në Komisionin e Jashtëm. Ambasadori italian, apel opozitës


Vlahutin DADEAmbasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka qenë e ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme për diskutuar në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit. Jam veçanërisht e lumtur që mund të them para jush se kur flitet për politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes lidhur me përshtatjen me legjislacionin europian (acquis), Shqipëria ka marrë pikët më të larta. Raporti njeh meritat e Shqipërisë për bashkimin e plotë dhe të qëndrueshëm gjatë viteve të fundit me gjithë deklaratat me rëndësi të BE-së, si dhe me konkluzionet e Këshillit Europian”, tha Vlahutin gjatë paraqitjes së Raportit të Komisionit Europian “Shqipëria 2015” sot në Komisionin e Punëve të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë. Vlahutin nënvizoi se elementi kyç për çdo progres të ardhshëm të Shqipërisë drejt hapave të tjerë të integrimit është miratimi i një pakete gjithëpërfshirëse të reformës së gjyqësorit: “Kjo ka nevojë për bashkëpunimin e të gjitha partive parlamentare”, shtoi ajo, meqë “është një çështje që duhet trajtuar si interes kombëtar, mbi gjithë interesat e tjerë të veçantë. Roli juaj si anëtarë të Parlamentit shqiptar është shumë i rëndësishëm në përpjekjet për reformën dhe unë nuk mund ta theksoj sa duhet se sa i rëndësishëm është fokusimi te përparësitë e vërteta”, tha ambasadorja. Ndërsa mësohet se në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura është diskutuar dhe në lidhje me situatën politike në vend, ku opozita ka shpallur dhe stinën e protestave.


Ky shkrim Vlahutin diskuton me deputetët dhe për situatën politike u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.