Pak ditë më parë, organi zyrtar i Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike, sulmonte ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.


Sipas gazetës së PD-së, Vlahutin nuk lejonte ambasadorët e BE-së në Tiranë, që të shkonin në çadrën e PD-së.


Por sot disa nga ambasadorët e BE-së, kanë drekuar me Bashën në një nga restorantet e Tiranës.


Sipas logjikës së RD-së, atyre iu është dhënë leje nga Romana Vlahutin.


Për momentin nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë drekë, por e sigurtë është që tema kryesore ka qenë protesta e PD-së dhe braktisja e Kuvendit nga ana e saj, duke sabotuar kështu komisionet e vetting-ut.