Policia financiare italiane me anë të një deklarate shtypi informon sot në mbrëmje se në një operacioni nga ajri e deti, policia e Barit ka sekuestruar rreth 2 tonë marijuanë të trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë si dhe ka arrestuar në flagrancë 2 skafistë: shtetasin shqiptar B.H 45 vjec e shtetasin italian nga qyteti i Brindizit P.D 47-vjeç.


Në deklaratën e shtypit thuhet se ky ope racion u ekzekutua nga reparti i policisë financiare të Barit në bashkëpunim me repartin ajro detar të qytetit të Tarantos.


Skafi i gjatë rreth 10 metra dhe i pajisur me dy motorra të fuqishëm është identifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 11 milje nga brigjet e Brindizit.


Në bordin e tij janë sekuestruar rreth 1.9 tonë marijuanë e konfeksionuar në 84 pako të madhësive të ndryshme. Sipas policisë financiare italiane kjo lëndë narkotike e shitur në tregun ilegal të drogës do të sillte një përfitim prej 19 milionë euro.


Policia financiare italiane informon gjithashtu se po bashkëpunon me autoritetet policore shqiptare si dhe me grupin operativ të financës italiane të pozicionuar në qytetin e Durrësit për të identifikuar grupin kriminal përgjegjës të trafikimit të kësaj sasie të madhe lënde narkotike.


Kapen 2.4 ton kanabis brenda ditës në Karaburun e Brindizi


unnamed unnamed-1 unnamed-2


 


/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter