Vllaznia vazhdon te pergatitet mes tensionit ne prag te sezonit te  ri. Pas problemeve me Sinanin dhe Grimen, tashme ne qender te vemendjes ne klubin shkodran jane mbrojtesi Elvin Beqiri dhe mesfushori me tipare mbrojtese, Amarildo Belisha. Lojtaret qendruan jashte skuadres, e cila eshte nisur per pjesen finale te fazes pergatitore (10-ditore) ne Puke.

Kaq ka mjaftuar qe te nisin spekulimet se tekniku Hasan Lika e ka planifikuar ekipin e ri pa dy lojtaret, qe fillimisht cilesoheshin si pika te forta. Mesohet se ndaj Beqirit dhe Belishes, drejtuesit e klubit mund te vendosin te marrin masa ndeshkimore (gjoba) per shkeljen e kontratave dhe thyerjen e rregullores se brendshme.

Kjo situate pritet te zbardhet ne oret ne vazhdim, ku presidenti Fushaj mund te organizoje nje konference per shtyp, ku do te sqaroje arsyet e verteta dhe shifren financiare qe do t’i mbahet lojtareve.

28-vjeçari Beqiri, i cili eshte pjese e Kombetares dhe se fundmi u grumbullua nga trajneri Kuzhe per miqesoren e 12 gushtit me Qipron, vazhdon te shpresoje ne nje transferim jashte vendit.

Ai dukej fare prane kalimit te Bulonje ne Ligen 1 franceze, por ne momentin e fundit drejtuesit e skuadres “nderruan” mendje. Vonesa ne keto testime duket se ka qene edhe shkaku kryesor se perse mbrojtesi nuk do te jete pjese e Vllaznise ne sezonin e ri: gjate merkatos klubi ka bere perforcime ne repartin difensiv, duke mos i llogaritur me sherbimet e Beqirit.

Ne anen tjeter, rreth Belishes eshte perfolur per nje rikthim te mundshem te Besa. Ai mund te jete pjese e marreveshjes per shkembimin me mesfushorin fierak, Artion Poçi, i cili u largua nga Dinamo dhe prej afro dy javesh po stervitet ne Kavaje. Ne sezonin e ri me kuqeblute nuk do te luaje as portieri Olsi Bishani, i cili do te kaloje ne forme huazimi te nje tjeter skuader e Kategorise Superiore, Apolonia.

Drejt Pukes, per t’u pergatitur me skuadren kane udhetuar edhe dy “fytyra” te reja. Behet fjale per portierin Tangara nga Mali dhe sulmuesin senegalez, Ibrahim Tiam Iane.

Ata do te testohen per dy-tri dite me skuadren dhe me pas stafi teknik do te vendose nese jane te vlefshem per Vllaznine. “Gardiani” 31-vjeçar ka ardhur nga ligat inferiore ne France, ndersa te pakten sipas CV, Tiam Iane duket nje lojtar me i vlefshem. Gjate sezonit te kaluar 28-vjeçari ka luajtur me Drogeda Junajtid ne kampionatin irlandez, ku ka shenuar gjashte gola.

Ne te kaluaren, ai ka qene pjese e Kombetares U-23 (skuadra Olimpike) te Senegalit. Per sa i takon tre lojtareve nga vendet fqinje, qe deri me tani u sterviten me kuqeblute, e ardhmja e tyre do te zbulohet ne fillimin e javes se ardhshme. Portieri Tomaniç dhe sulmuesi Popoviç, te dy nga Serbia, ashtu si edhe sulmuesi malazez Tomiç jane ne pritje te nje telefonate, qe do t’i lajmeroje te rikthehen ne Shkoder. Gjithsesi, deri me tani shanset me te medha per te qene pjese e nenkampioneve i ka “gardiani” Tomaniç, i cili do te vihet nen urdhrat e Likes nese afrikani Tangara nuk bind.