Humbja me Shkumbinin diten e shtune i ka kushtuar jo pak shkodraneve dhe sidomos teknikut te kesaj skuadre malazezit Mojash Radonjic. Por nje dite pas humbjes presidenti i kuqebluve Valter Fushaj ka vendosur te shkarkoje teknikun duke prishur konsensualisht kontraten mes tyre. Nga sa mesohet Fushaj e Radonjic kane rene dakord qe malazezi te perfitoje nje shume te hollash si demshperblim nga klubi shkodran. Nderkohe burime te sigurta prane klubit konfirmojne se pasardhesi i Radonjicit mund te jete Mirel Josa. Tekniku e ka drejtuar edhe me pare kete skuader madje edhe ne fillim te ketij sezoni tiranasi ka qene kandidat per te qene Njeshi i kuqebluve. Edhe mbreme trajneri eshte pare ne shoqerine e vellezerve Fushaj Valter dhe Pjerin ne lokalin e ketyre te fundit ne Tirane. Sot pritet qe tekniku te zyrtarizohet edhe ne Shkoder dhe te nise punen.