Dash Frashëri



2-0. Trofeu i 56-të i Kupës së Shqipërisë i takon Vllaznisë, që e fiton atë pas 21 vjetësh për herë të gjashtë në historinë e klubit më të vjetër në Shqipëri. Vllaznia dominoi plotësisht nëj takim që në letër dukej se do i takonte Tiranës, por dinakëria k emrin “Deda”. Trajneri malazias arriti të “mashtrojë” kolegun e tij Mema, kur Vllaznia humbi 5-1 në kampionat në përballjen e fundit midis tyre. Pa golashënuesin më të mirë të kampionatit, Vioresin Sinani, por me dy yje të rinj të futbollit shqiptar Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj, Vllaznia ia doli me meritë të fitonte pjesën e parë me rezultatin 2-0 dhe krejt 90 minutave, por dhe të gjitha dueleve me bardheblutë. Trajneri i njohur shqiptar, Vasil Bici, i cili më parë ka drejtuar Vllazninë tha: “Ishte një trofe i merituar. Skuadra shkodrane e meritonte një trofe të tillë. Futbollistët e Vllaznisë dhanë një spektakël sot. E dominuan ekipin e Tiranës në të gjitha planet. Është meritë e skuadrës, e trajnerit dhe stafit të presidentit”.

Tirana, e shëmtuar gjatë kësaj ndeshjeje, nuk tregoi asgjë nga 13-herë fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe 23-herë kampionët e Shqipërisë. Vllaznia e zgjidhi shumë shpejt takimin. Është fillimi i minutës së 3-të. Veprime të shpejta sulmuese në krahun e djathtë të sulmit, Kaçi harkon brenda zonës, dhe aty Gilman Lika, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes së Tiranës, Endri Vrapit, duke shënuar golin e parë të takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhëheq 1-0. Entuziazëm i jashtëzakonshëm i tifozerisë së shumtë shkodrane në ”Ruzhdi Bizhuta”. Shtyllë rrëqethëse e Sukaj në minutën e 5-të. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metërshit goditi fuqishëm në formë volei, ndërsa topi u ndal nga traversa e portës së Tiranës, për të mos e çuar rezultatin në 2-0. Tirana është në kaos të plotë, por tri minuta më pas ka rastin për të barazuar rezultatin. Duro dha një pas të shkurtër nga goditja e këndit te Hyka, i cili harkon në zonën e Vllaznisë. Daniel Xhafaj goditi fuqishëm me kokë, duke rrahur traversën. Një rast i madh për barazim. Në minutën e 38-të, talenti shkodran Xhevair Sukaj fiton një dyluftim shtatlartësie me Endri Vrapin brenda zonës, topin e hedh me kokë përpara dhe bën një ekzekutim perfekt të denjë për një futbollist të madh, duke mposhtur Osmanin për të dytën herë. 2-0. E pabesueshme. “Vllaznia- Ultas” janë ekstazë. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati ka pse të kënaqet me yllin e ri të futbollit shqiptar. Tirana e nis me tri ndërrime pjesën e dytë. Maqedonasi Sasho Gjoreski hyn në vend të Duros, Arapi në vend të Sinës dhe Hajdari në vend të Vrapit, por pa mundur të jetë agresive aq sa duhet. Ndërrimet befasojnë jo pak, duke aluduar edhe për ndonjë “tradhti”. Tirana luan nga minuta e 80-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të francezit Lorent Mohelebi (pas dy kartonëve të verdhë), dhe ndeshja nuj ka më histori.

Në përfundim të 90 minutave Vllaznia fiton 2-0, duke e fituar trofeun e kupës së Shqipërisë pas 21 vjetësh. Për herë të 6-të Kupa e Shqipërisë i takon Vllaznisë. Mijëra tifozë shkodranë në “Ruzhdi Bizhuta”. Heronj kuqeblu nga kapiteni Armir Grima e deri te Xhevair Sukaj, nga Safet Osja te Gilman Lika, nga kongolezi Sasha Delain te kosovari Ilir Nallbani.







KUPA E SHQIPERISE

Ndeshja finale

VLLAZNIA-TIRANA 1-0

Shënues: 1-0 Lika 3’, 2-0 Sukaj 38’

7 maj 2007, stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan

Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Osja, Delain, Nallbani (81’ Hoti), Kaçi, Sukaj, Kotrri, Lika. Trajner: Dervish Haxhiosmanoviç

Tirana: Osmani, Vrapi (46’ Hajdari), Sina (46’ Arapi), Kcira, Fagu, Deliallisi, Mohelebi, Duro (46’ Gjoreski), Hyka, D.Xhafaj, Fortuzi. Trajner: Sulejman Mema

Gjyqtarë: Rafati (Gjermani), Karsten Kadak, Maik Pikel

Gjyqtar i katërt: Sokol Jareci



Golat



3’

Veprime të shpejta sulmuese në krahun e djathtë të sulmit, Kaçi harkon brenda zonës, dhe aty Gilman Lika, i cili i shpëton mbulimi të mbrojtjes së Tiranës, duke shënuar golin e parë të takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda.



38’

Talenti shkodran Xhevair Sukaj fiton një dyluftim shtatlartësie me Endri Vrapin brenda zonës, topin e hedh me kokë përpara dhe bën një ekzekutim perfekt të denjë për një futbollist të madh, duke mposhtur Osmanin për të dytën herë. 2-0.



Shtyllat



5’

Shtyllë rrëqethëse e Sukaj në minutën e 5-të. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metërshit goditi fuqishëm në formë volei, ndërsa topi u ndal nga traversa e portës së Tiranës, për të mos e çuar rezultatin në 2-0.



8’

Tirana pranë golit. Duro dha një pas të shkurtër nga goditja e këndit te Hyka, i cili harkon në zonën e Vllaznisë. Daniel Xhafaj goditi fuqishëm me kokë, duke rrahur traversën. Një rast i madh për barazim.



Dyshimet



41’ Kcira i Tiranës ndalon në zonë një top të goditur fuqishëm nga Sukaj, por gjyqtari gjerman Rabati nuk jep penallti. Protesta nga ana e trajnerit të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç. Pamjet e përsëritura tregojnë një penallti të pastër.





Topi i “hidhur”



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ish-presidentit i Tiranës, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në tribunë VIP në “Ruzhdi Bizhuta”, por kurrsesi nuk e kishte menduar se do t’ia dorëzonte trofeun Vllaznisë, e jo bardheluve. Gjithsesi, kreu i shtetit shqiptar përqafoi fort kapitenin e Vllaznisë, Armirg Grima dhe presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj.





Topalli si Merkel



Vllaznia ka gëzuar jo vetëm tifozerinë e saj, por në mënytë të veçantë ka lumturuar një tifoze të veçantë “VIp”. Kryetarja e Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti dje në orën 20:00 skuadrën shkodranë në ambientet e Kuvendit. Kështu, Topalli e frymëzuar ndoshta edhe nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila uroi Bajernin e Munihut me rastin e fitimit të titullit kampion, shfaqet me petkun e një tifozeje të thekur.



PROTAGONISTËT



Fushaj: Vitin tjetër synojmë kampionatin



Arkitekti i klubit shkodran, presidenti Fushaj, njeriu që ka bërë të mundur financiarisht të ndërtojë një Vllazni që e meritoi Kupën e Shqipërisë dhe që vendosi si premio 80 mijë euro në rast fitoreje pohoi menjëherë pas fitimit të Kupës: “Është një kënaqësi shumë e madhe, e ndaj me futbollistët. Fitimin e Kupës ia dedikoj tifozëve. Tani na është hapur drita jeshile, për të pretenduar sezonin tjetër për të qenë kampion”.



Sukaj: “Kupën për tifozët”



“Ia dedikojmë Kupën publikut shkodran, i cili ka qenë më parë i pakënaqur nga ne. Por, ja që e fituam. E merituam fitoren, pavarësisht se kishim një kundërshtar shumë të vështirë”.



Grima: “Për dy vajzat e mia”



“Kupa për të gjithë ata që vijnë në stadium, është për të dyja vajzat e mia, për prindërit e mi e bashkëshorten. Kjo Kupë është për të tërë Shkodrën”



Kaçi: “Kthyem në Shkodër trofeun”



“Vllaznia ka shumë vite që nuk e ka parë këtë trofe. Besoj se po i gëzojmë tifozët tanë që kanë ardhur në Elbasan dhe u shpërblyem me fitore”.



Teli: “Pjesë e historisë ”



“Jam shumë i lumtur. Jo vetëm për aspektin profesional si arritje, por se dhe u bëmë pjesë e historisë së Vllaznisë, që pas 21 vjetësh sjellim një Kupë në Shkodër”.





Statistikat e Vllaznisë në Kupë



Vllaznia e meritoi Kupën e Shqipërisë edhe në pikëpamjen e statistikave të këtij edicioni. Në nëntë ndeshje të luajtura nga turi i parë, skuadra shkodrane fitoi 7 takime dhe barazoi 2, me golaverazhin e përgjithshëm 26-6. Rruga e skuadrës shkodrane drejt finales nisi me eliminimin në turin e parë të Naftëtarit (3-2, 6-1), në turin e dytë të Besëlidhjes (1-0, 0-0), Besës në turin çerekfinal (2-2, 5-1) dhe Dinamos në gjysmëfinale (4-0, 3-0). Në finalen e luajtur në Elbasan, Vllaznia fitoi bindshëm 2-0 me gola të Gilman Likës dhe Xhevair Sukajt.



PESË FINALET

1979: Tirana-Vllaznia 5-3, 2-1

1986: Tirana-Vllaznia 3-1

1999: Tirana-Vllaznia 0-0 (3-0 me penallti)

2006: Tirana-Vllaznia 1-0

2008: Vllaznia-Tirana 2-0

Bilanci: 4 herë fituese e Kupës Tirana, 1 herë Vllaznia.



Partizani, mbreti absolut i Kupës



Partizani vazhdon të mbretërojë në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e kuqe mban rekordin absolut me 15 trofe. Tirana, që kishte shansin të fitonte kupën e 14-të, dështoi për herë të 7-të në një finale, kundrejt 13 të fituarave. Vllaznia, që fitoi sot për herë të 6-të Kupën e Shqipërisë, është skuadra e katërt me më shumë trofe pas Partizanit (15), Tiranës (13) e Dinamos (13). Vllaznia nga ana e saj ka humbur 6 finale.



Fituesit e Kupave



15 Partizani

13 Tirana

13 Dinamo

6 Vllaznia

3 Teuta

2 Flamurtari

2 Elbasani

1 Apolonia

1 Besa



Finalistët e humbur

8 Partizani

8 Flamurtari

7 Tirana

6 Besa

5 Dinamo

6 Vllaznia

5 Teuta

3 Lushnja

3 Skënderbeu

1 Elbasani

1 Albpetrol

1 Tomori









8 Maj 2008