Vllaznia, edhe pse i nisi vonë përgatitjet, ka marrë rezultatet e duhura në dy javët e para të Kategorisë së Parë. Ekipi shkodran, pas suksesit të arritur me Korabin në Loro Boriçi, fitoi 0-2 këtë të diel edhe me Burrelin në transfertë. Golat për kuqeblutë i realizuan Zogaj dhe Pereira.


Vllaznia kryeson me 6 pikë të plotë Grupin A, e ndjekur nga Dinamo, por me 6 pikë, por me golaverazh më të dobët.


Në Grupin B Apolonia u mposht 1-0 nga Besa në Kavajë, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Mihani. Edhe Grupi B kryesohet nga dy skuadrta me nga 6 pikë, Egnatia dhe Lushnja.


16 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com0