Vllaznia ka perfunduar fazen pergatitore ne Puke. Kur mungon vetem nje jave nga sfida e pare me irlandezet e Sligo Rovers, ne turin e pare eliminator te Europa League, shkodranet do te kthehen ne shtepi per te zhvilluar pergatitjet e fundit.

Gjendja e skuadres do te kontrollohet ne miqesoren e se shtunes me Dinamon, nje test mjaft i mire per trajnerin Hasan Lika qe te provoje edhe elementet e rinj te skuadres.

Kontingjentit kuqeblu i eshte shtuar edhe mesfushori Rrahman Hallaçi. Mesfushori kuksian i ka dhene fund aventures me Elbasanin, qe nuk arriti te mbijetonte mes me te mireve dhe firmosi kontrate me presidentin Valter Fushaj. Blerja e Hallaçit eshte “sponsorizuar” edhe nga trajneri Lika, pasi te dy njihen mjaft mire qe prej periudhes kur ishin pjese e Partizanit.

Nderkohe, ende nuk ka asnje lajm nga dy futbollistet braziliane, te cilet priteshin t’i bashkoheshin ekipit qe prej se martes. Justifikimi i menaxherit ka qene se vonesa e mesfushorit Dos Santos dhe sulmuesit Salis erdhi per shkak te problemeve me linjat e aeroplaneve, megjithate ata nuk u paraqiten as gjate dites se djeshme.

Afrimi i Hallaçit mund te jete konfirmimi se drejtuesit e klubit kuqeblu nuk kane me shpresa per ardhjen e lojtareve nga vendi i “sambas”.