FLAMURTARI- Vlonjatët nuk do të kenë shërbimet e sulmuesit Denis Mema, por trajneri kroat Slavko Kovaçiç beson te fitorja kundër Bylisit.



Sinjali i marrë në Kupën e Shqipërisë, pas asaj fitoreje në 6-1 në trasnfertë me Naftëtarin (3 gola Franc Veliu) ka frymëzuar kuqezinjtë e Flamurtarit për një tjetër sukses në kampionat.



Shefi i klubit, Geri Çipi, pranoi se skuadra është në heshtje shtypi, sipas tij për të përgatitur në qetësi sfidën me Bylisin, por ish-mbrojtësi i shquar i Kombëtares shqiptare, nuk e mohoi se objektivi i vetëm është fitorja.



Flamurtari në tre takime të zhvilluara në shtëpi ka arritur të fitojë 2 e ka humbur 1 (me Elbasanin). "Edhe barazimi do të vlerësohet njëlloj si humbja", - është shprehur për mediat kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, njëherësh edhe president i klubit më të famshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.







E Premte, 31 Tetor 2008